U mbajt mbledhja radhës e Këshillit të Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Këshillit, Migjen Fazliu, ku morën pjesë drejtues të fakultetit, profesorë, studentë e anëtarë të tjerë të këtij organi.
Në këtë mbledhje u miratua rendi i ditës, ku u zhvilluan diskutua mbi rolin dhe funksionin e Laboratorit të Fakultetit të Shkencave Sociale, u dhanë njoftime për përpjekjet e fakultetit në drejtim të hapjes së programeve të studimeve master në bashkëpunim me Universitetin “La Sapienza” në Romë, Universitetin e Bankokut dhe Universitetin e Kigalit në Ugandë. Po ashtu, u prezantuan përpjekjet për realizimin e një programi “Double Degree” në nivelin baçelor me Universitetin e Durrësit.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, prezantoi programin që Fakulteti i Shkencave Sociale është duke e zhvilluar me Universitetin prestigjioz “La Sapienza” në Romë, duke theksuar rëndësinë që ky bashkëpunim do të ketë për avancimin akademik dhe shkencor të fakultetit.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, foli për sfidat dhe mundësitë që ofrojnë këto iniciative dhe përkushtimin e fakultetit në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit gjatë mbledhjes iu kushtua dy projekteve hulumtuese të realizuara gjatë vitit 2025, ku studentët së bashku me stafin kanë dhënë kontributin e tyre në fushën akademike. Po ashtu u paraqitën planet për një projekt të ri kërkimor që pritet të zhvillohet gjatë vitit akademik 2025/2026. Mbledhja u mbyll me diskutime të ndryshme dhe me konkluzione që synojnë të thellojnë më tej zhvillimin shkencor, akademik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në tërësi. /2LONLINE/
