DYLON

U mbajt mbledhja e tretë e KPF-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Politikë e Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt nën kryesimin e kryetarin të Kuvendit Naim Pira , në të cilën janë shqyrtuar disa pika me rëndësi. Në këtë mbledhje, ishin paraparë që të shqyrtohen pikat si ajo e Draft Planit të mobilitetit të qëndrueshëm për Komunën e Vitisë,propozim vendimi për hartimin e planit rregullues të hollësishëm për zonën ekonomike me statusin “ Parku Industrial” në fshatin Budrik e Epërme, propozim rregullorja për Qendrën Rinore – Viti, si dhe propozim rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike.
Ndërkaq, është hy në rend të ditës edhe propozim vendimi për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2015. Sa i përket kësaj pike, drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar se fjala është për 141.642 euro të cilat duhet të kalojnë nëpër procedura si në Komitetin për Politikë e Financa, mandej të miratohet në Kuvend dhe të kërkohet nga Ministria e Financave që të aprovojë. Gjitha pikat e parapara për mbledhjen e tretë të KPF-së janë miratuar nga anëtarët e këtij komiteti dhe do të procedohen për në seancën e tretë të Kuvendit Komunal që do të mbahet të martën më 29 mars 2016. /2L ONLINE/

EkoHigjiena