DYLON

U mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë mbledhjes së tetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa që u mbajt sot me theks të veçantë është diskutuar rreth draft buxhetit komunal për vitet 2016-2018 ku përveç se është prezantuar buxheti për vitin e ardhshëm është prezantuar edhe lista e investimeve kapitale por edhe projeksionet e buxhetit për vitet në vijim.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje pas shqyrtimit të pikave të parapara, përpos që është votuar draft buxheti janë votuar me shumicë votash edhe : plani i punës së Kuvendit Komunal për vitin 2016, propozim rregullorja për tatimin në pronë për vitin në vijim, ridestimi i mjeteve buxhetore mes projekteve kapitale si dhe është dhënë një informatë lidhur me përfundimin e testit të maturës shtetërore dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016.

EkoHigjiena

Ndonëse me rend të ditës ishte e paraparë të shqyrtohet edhe propozim rregullorja për taksa , ngarkesa dhe gjoba me kërkesë të drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama dhe me aprovimin e shumicës së anëtarëve të KPF-së u vendos që kjo pikë të shtyhet për ndonjë mbledhje të radhës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke folur rreth draft buxhetit komunal 2016-2018 tha se hartimi i këtij dokumenti është bërë duke marrë mendimin të gjitha grupeve të interesit në veçanti të qytetarëve dhe atë përmes 20 diskutimeve publike.

Ai gjithashtu tha se përmes takimeve të tjera të drejtëpërdrejta me qytetar dhe me përfaqësues të këshillave të fshatrave është interesuar të hartoj një buxhet që do jetë në interes të të gjithë qytetarëve.

“E kemi parë të nevojshme që të hartojmë një buxhet të aplikueshëm në interesin tonë të përbashkët, sidomos në investime. Jemi angazhuar dhe do të përkujdesemi që ato të ndodhën pa logjikën lokaliste, duke investuar në të gjitha fshatrat” tha kryetari Haliti.

Ai bëri me dije se qeveria komunale e Vitisë, përpos mjeteve të cilat i ka në dispozicion për investime kapitale, po angazhohet që edhe përmes donatorëve të realizoj projekte të cilat janë të mirën e qytetarëve të kësaj komune, duke përmendur disa nga projektet që janë realizuar gjatë këtij viti por edhe ato që pritën të fillojnë në ditët në vijim.

Ndërkaq Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim prezantoj draft buxhetin komunal për vitin 2016 por edhe projeksionet për vitet në vijim. Sipas draft buxhetit për vitin 2016, komuna e Vitisë do të këtë një buxhet total prej 9.487.984€ e cila ndahet në këtë mënyrë: Paga dhe Mëditje 6.677.482€, mallra dhe shërbime 899.991€, shpenzime komunale 200,862€, subvencione dhe transfere 197.712€ dhe shpenzime kapitale 1.511.937€.

Drejtori Rama, theksoi se buxheti i vitit 2016 do të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe më të mirë të mundshme duke përmendur se në realizimin e projekteve kapitale një rëndësi të veçantë e luan edhe fondi i participimit të projekteve me donatorë. Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe lista për investime kapitale.

Pas vërejtjeve, sugjerimeve dhe komenteve nga ana e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, me shumicë votash u aprovua draft buxheti komunal për vitet 2016-2018. Gjithashtu me shumicë votash janë votuar edhe pika të tjera të parapara që do të procedohen në Kuvendin Komunal të Vitisë./2L ONLINE/