DYLON

U mbajt mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e tetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa që është mbajtur sot janë shqyrtuar pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shator 2015.

Po ashtu është diskutuar dhe votuar me shumicë votash propozim rregullorja e detyrave të punës të punëtoreve arsimor dhe organizimi e punës në institucionet edukativo – arsimore në komunën e Vitisë. Ndërkaq me shumicë votash janë votuar edhe dy propozim vendime si ajo për aprovimin e planit të punës të Komitetit Konsultativ për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2016 si dhe Propozim vendim për aprovimin e planit të punës të Komitetit Konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin vijues.

EkoHigjiena

Ndërkaq në takimin në fjalë është diskutuar edhe Draft strategjia komunale kundër dhunës në familje dhe Plani i veprimit për vitet 2016-2018, por anëtarët e këtij komiteti nuk e votuan këtë draftë strategji duke kërkuar që të bëhen përmirësimet e nevojshme./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.