DYLON

U mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, ku janë shqyrtuar disa pika me rëndësi që janë paraparë për seancën e radhës së Kuvendit Komunal t[ Vitis[.

Në këtë mbledhje, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira ka propozuar rendin e ditës, ku ishte paraparë shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e pëlqimit kompanisë private “Bleta” SHPK për hulumtim dhe shfrytëzim në fushën e gjeologjisë. Po ashtu u propozua edhe rregullorja për hapjen e kutive të ankesave, si dhe anëtarët e KPF-së u informuan rreth kontratave të nënshkruara për vitin 2015.

EkoHigjiena

Të gjitha këto pika që ishin paraparë për këtë mbledhje, u aprovuan nga anëtarët e KPF-së për procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal. Seanca e nëntë e Kuvendit Komunal të Vitisë, u caktua të mbahet për të hënën më 19 tetor me fillim në ora 10;00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.