DYLON

U mbajt mbledhja e radhës e KPF-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Politik e Financa ka mbajtur sot mbledhjen e XI-të të rregullt me që rast janë shqyrtuar disa pika me rëndësi. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë Naim Pira, ka njoftuar anëtarët e KPF-së për konfirmimin e vendimeve të Kuvendit në harmoni me ligjet në fuqi, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa për mbledhjen e sotme të KFP-së , ishte paraparë propozim rregullorja për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronë publike dhe propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik.

EkoHigjiena

Këtë propozim rregullore e prezantoi drejtori i Drejtorisë Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Ajet Sallahu, i cili përmendi rëndësinë dhe efektin që do ta ketë kjo rregullore.

Ai ka prezantuar edhe draft rregulloren për dhënien e lejeve mjedisore komunale dhe propozim vendimin për shpalljen e diskutimit publik, qëllimi i së cilës është parandalimi dhe zvogëlimi i ndikimit negativ në mjedis të shkaktuar nga subjektet publike e private, në rastet e realizimit të veprimeve dhe projekteve të cilat mund të shkaktojnë çrregullime në mjedis.

Që të dyja këto propozim rregullore të propozuara nga drejtoria e Urbanizimit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit u aprovuan nga anëtarët e KPF-së, për të proceduar në seancën e ardhshme të kuvendit.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe pikat të tjera si: propozim vendimi për shpalljen e zonës ekonomike në kuadër të Z.K Budrikë e Epërme, propozim vendimi për fillimin e iniciativës dhe veprimeve përgatitore për aplikim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për themelimin e Zonës ekonomike në Budrikë , Draft strategjia komunale kundër dhunës në familje 2016-2018, si dhe plani lokal i veprimit për Riintegrim të të Riiatdhesuarit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.