Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën në veçanti është biseduar rreth grumbullimit e të dhënave për sektorë dhe tabelave sektoriale nëpër drejtori me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.
Gjatë këtij takimi i cili është kryesuar nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu është kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të japin kontributin e tyre me qëllim që Plani i ri Zhvillimor i Komunës së Vitisë të hartohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jetë në interes të zhvillimit të kësaj komune.