DYLON

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Komunitete në Komunën e Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku me shumicë votash, Nenad Ilić u zgjodh kryesues, ndërsa zëvendëkryesues u zgjodh Visar Demiri.

Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, foli për rëndësinë e këtij Komiteti i cili përbëhet nga komunitetet e ndryshme etnike të jetojnë në këtë komunë.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryesuesi i sapo zgjedhur i këtij Komiteti z. Ilić falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe tha se puna e Komitetit për Komunitete do të jetë në interes të të gjitha komuniteteve.

Gjithashtu në këtë takim u fol edhe për çështje të ndryshme në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.