DYLON

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot mbledhja parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa , në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, që ishin paraparë për këtë mbledhje. Ndër pikat që u debatua në këtë takim të KPF-së të kryesuar nga Naim Pira , ishte ajo për Draft Planin e Integritetit 2017-2020, Planin e Veprimit për Transparencë në Komunën e Vitisë 2017, raporti i punës së KKSB për periudhën Janar-Dhjetor 2016. Gjithashtu u prezantuan edhe dy propozim vendime, ai për rregullimi e komunikacionit në Qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, të pronës së paluajtshme të komunës, kompanisë KKDFE SH.A “ KEDS”, për vendosjen e një trafo elektrike. Në këtë mbledhje, u vendos që seanca e parë për këtë vit e Kuvendit Komunal, të mbahet me 30 janar. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.