DYLON

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa që u kryesua nga Naim Pira, ku për rend dite ishin disa pika të parapara për diskutim, ndërkohë që u propozua dhe u vendos që në seancën e Kuvendit Komunal të Vitisë  të jetë edhe raporti i kryetarit të komunës. Pikat e rendit të ditës që u diskutuan ishin Draft Strategjia për komunikim dhe informim 2016 -2018, propozim vendimi për hapjen e shqyrtimit publik për planin e mobilitetit të qëndrueshëm të Komunës së Vitisë, draft plani i punës për vitin 2016 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporti i punës i KKSB-së për vitin 2015, si dhe propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së seancave të Kuvendit Komunal të Vitisë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.