DYLON

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal, duke bërë me dije se për pjesën më të madhe të vendimeve është bërë vlerësimi i ligjshmërisë.

Ndërkaq në fillim të këtij takimi para aprovimit të rendit të ditës anëtarë e KPF-së fillimisht ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë për të cilën kryesisht u interesua zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

 Me pas u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:

 Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve te kuvendit te komunës së Vitisë për vitin 2024.

Propozim vendimi për caktimin e komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacioneve për vendosjen e bizneseve në Parkun Industrial në Budrik te Epërme.

Propozim vendimi për aprovimin e Planit te Punës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2024.

Propozim vendimi për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme ne pronësi te pronareve Kadri (Bislim) Emerilahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit 2023-2026 të Komunës se Vitisë, vendimi me nr. 01-110/05-163, i datës 01-03-2023.

Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informatë mbi punën e komitetit për komunitete te komunës së Vitisë për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informate për zbatimin e planit te KKSB-së për vitin 2023. Ndërkaq jashtë rendit të ditës u votua edhe propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.