DYLON

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e 5 të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) që është mbajtur sot pas shqyrtimit të pikave të paraparë dhe pas dhënies së komenteve nga anëtarët e këtij komiteti është votuar me shumicë votash pro strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara për vitet 2015-2018.

Po ashtu ky komitet me shumicë votash ka votuar pro propozim rregullores për organizimin e korrje – shirjeve në Komunën e Vitisë. Gjithashtu anëtarët e këtij komiteti u pajtuan edhe rreth propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër një pronë të paluajtshme të Komunës, Kompanisë KKDFE SH.A “ KEDS” J.S.C për vendosjen e një trafo elektrike në fshatin Smirë dhe atë në një sipërfaqe prej 4 metër katror.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë këtij takimi është prezantuar edhe plani i prokurimit publik për vitin fiskal 2015. Përndryshe shumica e këtyre pikave do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.