DYLON

U mbajt Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mbledhjen e sotme e udhëhoqi nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi.Në rend të ditës ishte velrësimi i situatës së sigurisë në Komunën e Kamenicës, si dhe informata e drejtorit të Drejtorisë për Shpëtim dhe Emergjencë, Faik Rexhepi, lidhur me përgatitjet e kësaj drejtorie për sezonin dimëror.

Nënkryetari Matoshi, në emër të strukturave komunale, dha vlerësimet rreth gjendjes së sigurisë në komunën tonë,duke e konsideruar të mirë dhe stabile.

EkoHigjiena

Ndërkaq, ai tha se në mënyrë më profesionale, mund të flas për këtë temë komandanti i Stacionit të Policisë në Kamenicë, Nazif Hajrizi.Komandanti i policisë, ishte në dakord me vlerësimet e strukturave komunale lidhur me gjendjen e sigurisë në komunë tonë, ai poashtu tregoi se policia është e përgatitur edhe për sezonin dimëror, duke e bazuar strategjinë sipas kushteve dhe rrethanave.

Këtyre ditëve do të shtohet numri i automjeteve në rrugë, pas ardhjes së bashkatdhetarëve nga perëndimi për festat e fundvitit.Komandanti i policisë, i falënderoi të pranishmit për bashkëpunim,duke thënë se rezultatet e deritanishme nuk janë vetëm rezultate të policisë,por të perbashkta .

Drejtori i Drejtorisë për Shpëtim edhe Emergjencë. Faik Rexhepi,i njoftoi të pranishmit për përgatitjet e bëra për sezonin dimërorë dhe thot se Drejtoria për shpëtim dhe Emergjenca është në gjendje gatishmërie./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.