(2L ONLINE) – Në mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, që është mbajtur sot pas shqyrtimit të pikave të parapara janë aprovuar me shumicë votash këto pika:
Draft rregullore për organizimin e transporti Brenda territorit të Komunës
Propozim rregullore për sjellje dhe disipline të nxënësve për shkollat e mesme të larta në Komunën e Vitisë.
Propozim Rregullore për sjellje dhe disipline të nxënësve për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Komunën e Vitisë.
Propozim Rregullore për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve arsimor në Komunën e Vitisë.
Projekt Statuti I Qendrës për Punë Sociale në Viti.
Si dhe Propozim-Vendimi për këmbimin e pronës së paluajtëshme të Komunës në parcelën nr.3624-1 me parcelat nr.3393-5 dhe nr. 3392-2 në pronësi të personit fizik. /2lonline/