DYLON

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë e Financa, në të cilën janë shqyrtuar disa pika me rëndësi, ndër të cilat ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2016. Lidhur me këtë pikë, drejtori për financa dhe zhvillim ekonomik Ibrahim Rama ka njoftuar për shpenzimet dhe investimet e këtij tre mujori të buxhetit komunal të Vitisë, që sivjet është 9.564.530 euro.

Duke folur për të hyrat janar-mars, Rama ka njoftuar se është 168.139 euro shkalla e inkasimit. Duke u bazuar në planifikimin vjetor, shkalla e inkasimit është 17.90 %, ose krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat kanë shënuar rritje për 14.265 euro, apo për 9.27 %. Ai më pas i është përgjigjur pyetjeve dhe interesimeve të anëtarëve të KPF-së, ndërkohë që ka njoftuar edhe për rangimin e komunës së Vitisë e cila del të jetë e para në listë në nivel të Kosovës, sa i përket realizimit të investimeve kapitale, me 97 për qind të realizimit të këtyre investimeve.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje të KPF-së është shqyrtuar edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203 euro për përfundimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit në fshatrat Sllatinë e Epërme, Sllatinë e poshtme, Sadovinë e Qerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik. Gjithashtu u aprovuan edhe dy pikat tjera të parapara për këtë mbledhje , ajo e propozim vendimit për miratimin e planit të efiçiencës së energjisë 2016-2020, si dhe propozimi vendimi për formimin e komitetit jo obligativ për barazi gjinore. Kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka bërë të ditur se seancë e IV e Kuvendit komunal do të mbahet të mërkurën e ardhshme më 27 prill prej orës 10;00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.