DYLON

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në Viti mbajti sot mbledhjen e tij të katërt me radhë, ku u diskutuan dhe votuan disa pika të rëndësishme në interes të qytetarëve vitias.

Këtë mbledhje e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili i njoftoj ata edhe lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit. Ndërkaq në emër të ekzekutivit në KPF ka marrë pjesë zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Para shqyrtimit të pikave të parapara për këtë rend të ditës anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe ngritën çështje të ndryshme që ndërlidhën me komunën dhe qytetarët e saj.

Me theks të veçantë në këtë mbledhje u diskutua për pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2025, ku anëtarët e Komitetit parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me shpenzimet dhe të hyrat që janë realizuar gjatë kësaj periudhe.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

– Propozim vendimi për planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit. Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug, Ferizajit, Kaçanikut, Shtimës, Hani të Elezit dhe Shtërpcës.

– Informatë mbi kontratat e pa përfunduara në tri vitet e fundit 2022-2024.

– Informatë nga Drejtoria për Urbanizēta, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit për lejet ndërtimore gjatë viteve 2021-2025.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

– Propozim vendimi për këmbimin e pronës së pakujtueshme komunale me pronën e paluajtshëm në e cila evidentohet në pronësi të Xhavit (Januz) Bajrami.

– Propozim vendimi për mbështetjen financiare në shumën prej 3,500.00 euro për sindikatën (SPAK) e të punësuarave shërbimit civil në komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.