DYLON

U mbajt mbledhja e katër e Kuvendit Komunal të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e 4 të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë, që u mbajt sot janë diskutuar pika të ndryshme më rëndësi për qytetarët e Komunës së Vitisë. Me theks të veçantë janë diskutuar Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar mars 2016.

Po ashtu gjatë kësaj seance që është transmetuar drejtpërdrejtë nga Plus Televizion është votuar edhe për propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203,00€ për përfundimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Qerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Trestenik.

EkoHigjiena

Po ashtu me shumicë votash është votuar edhe propozim vendimi për miratimin e planit komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020 si dhe propozim vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, në fillim të kësaj seance ka njoftuar këshilltarët e Kuvendit Komunal se Plus Televizion në Viti, ka filluar me transmetimin e drejtpërdrejt të mbledhjeve duke i falënderuar ata për këtë gjë. Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar pasqyrat financiare për periudhën tre mujore të këtij viti ndër tjerash ka folur edhe për hyrat e realizuara gjatë këtij tre mujori.

Sipas tij për periudhën janar-mars 2016 janë inkasuar gjithsej 168.139,14€ ose mbi 9% më shumë sesa për periudhën e njetë të vitit paraprak. Drejtori Rama ka folur edhe rreth donacioneve të dhënë nga organizatat e ndryshme në këtë komunë ku ndër to veçoj : donacionet e qeverisë japoneze për furnizimin me autovetura për hemodializë dhe ndihmën e shpejt si dhe Donacionet e qeverisë së Luksemburgut konkretisht në projektin për bashkëfinancimin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve.
Ndërkaq Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, dhanë komentet e tyre saj për këtë këtyre pasqyrave. Ndërkaq në këtë seancë janë votuar me shumicë votash edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100,203,00€ për përfundimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Trestenik.

Po ashtu me shumicë votash është votuar edhe propozim vendimi për miratimin e planit komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020 si dhe propozim vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore./2L ONLINE/