DYLON

U mbajt mbledhja e Grupit të Grave të Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”,u mbajt mbledhja e Grupit të Grave të Kamenicës, të cilën e udhëhoqi kryesuesja e këtij grupi Hazbije Myrtaj- Kallaba. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin: Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, ekipi komunal i OSBE-së, drejtorët e drejtorive komunale dhe pjesëtarët KFOR-it amerikan.

Kryesuesja, i njoftoi të pranishmit me aktivitet e gjertanishme, sidomos ato nga ardhja e saj në krye të grupit. Ajo i numëroi disa rezultate, si iniciativa e kontrollimit sistematik të nxënësve nga QKMF-ja, si dhe përgatitja planin e punës për vitin 2016 dhe aktivitetet tjera.

EkoHigjiena

Në fjalën e vet kryetari i komunës, përsëriti gatishmërinë për ta ndihmuar Grupin e Grave të Kamenicës, në aktivitetet e tyre, njëherit nga kryesia e grupit kërkoi zgjerim me anëtare të interesuara që duan të kontribuojnë në aktivitetet e grupit në fjalë. Poashtu nga ato kërkoj të tregojnë vendosmërinë e tyre,se kanë dije dhe vullnet të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimet dhe proceset shoqërore. Lidhur me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor për vitin 2016, foli zyrtari kryesor financiar Naser Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.