DYLON

U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e KKSB-së në Viti

U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e KKSB-së në Viti
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunë cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Zv.kryetari Aliu, falënderoi të gjithë akterët për bashkëpunimin, duke veçuar Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

Kurse zv.komandanti i stacionit policor në Viti, z. Burim Musliu, paraqiti një raport statistikor për muajt prill dhe maj, duke theksuar se në këtë periudhë ka pasur rënie të rasteve krahasuar me periudhën e njetë të vitit të kaluar. Ai gjithashtu bëri të ditur se Policia është duke punuar sipas planeve operative të parapara.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KKSB-së, ngritën disa çështje të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, si mungesa e shenjave të trafikut, prezenca e qenve endacakë, përdorimi i narkotikëve në shkolla, përdorimi i veturave nga maturantët pa patentë shofer por kërkuan që të kenë një Zyre posaçme për anëtarët e KLSP-të si dhe ngritën plotë të tjera në interes të sigurisë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.