DYLON

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Redaksia

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan dhe miratuan procesverbalin nga mbledhja e nëntë e rregullt e KPF-së. Në vazhdim, Komiteti shqyrtoi propozim-vendimin për emërtimin e sallës së teatrit në Viti me emrin „Jakup Jahiri“, si dhe propozim-vendimin për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm publik të paluajtshmërisë, pronë private e evidentuar në emër të Afrim (Latif) Zeneli.

EkoHigjiena

Po ashtu, u shqyrtua propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat në zonën kadastrale të Kabashit, si dhe propozim-vendimi për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2027. Pjesë e rendit të ditës ishte edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozimi për shfuqizimin e vendimit të vitit 2006 lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të paluajtshmërisë, tokë në pronësi shoqërore të OP „Agromorava“ në Viti, te Kryqi i Kuq Komunal në Viti.

Në fund, u trajtua edhe çështja e rishqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit për vënien në diskutim publik të Projekt-Hartës Zonale Komunale të Vitisë 2026–2034.

Në rend dite u përfshin edhe dy pika. Propozim vendim për heqjen e kalldrëmit ekzistues në rrugën e UÇK-së dhe shtrimin e saj me asfalt. Si dhe memorandum mirëkuptimi mes komunave Viti, Gjilan e Kamenicë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për strehimoren- Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan, për një periudhë tre vjeçare 2027-2029.

Pas diskutimeve, pikat e parapara për votim morën mbështetjen e anëtarëve të Komitetit dhe u rekomanduan për procedim të mëtejmë në Kuvendin Komunal të Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.