DYLON

U mbajt mbledhja e bordit të drejtorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën drejtimin e Kryetarit të Kamenicës Begzad Sinani, u mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve. Kryetari Sinani fillimisht i njoftoi bordin me realizimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturë.

“Pjesa më e madhe e projekteve të parapara tashmë janë realizuar, ndërsa kemi projekte që janë në realizim siq është ujësjellësi në Petrit, tribunat e stadiumit në Koretin, dhe po presim fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në lagjen Maësia, Qendër, Iliria dhe në Roganë. Gjithashtu këto ditë fillojnë punimet në kanalizimet e Kopërnicës, Koretinit, Lagjës Malësia, pastaj kanalizimi fekal te Qerdhja dhe Stacioni i Policisë dhe disa projekte të tjera”, tha kryetari Sinani.

EkoHigjiena

Kryetari kërkoi nga drejtorët dhe menagjerët e projekteve që të jenë më efikas përsa i përket përgatitjes së dokumentacionit për pagesat ndaj operatorëve ekonomik. “Dëshirojmë që ë vitin që po hyjmë të mos kemi obligime për punët e kryera në këtë vit, dhe për këtë kërkoj angazhimin Tuaj”, tha kryetari Sinani.

Pikë tjetër e kësaj mbledhje ishte edhe raportimi i drejtorëve komunal të cilët njoftuan për aktivitete e përditshme nëpër drejtoritë komunale.

Ndër qështjet që u raportuan ishin përgatitjet për shënimin e 28 nëntorit – ditës së flamurit, për të cilën kryetari kërkoi që të ketë manifestim dinjitoz.

Udhëheqësi i personelit Faton Biqkaj i njoftoi drejtorët që të fillojnë përgatitjet për vlerësimin e punëtorëve, dhe u kërkoi atyre që ky vlerësim të jetë sa më korrekt dhe në përputhje me përformacën e treguar nga secili shërbyes civil. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.