DYLON

U mbajt mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi, ka mbajtur sot mbledhjen e 9-të e rregullt. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komitetit fillimisht parashtruan pyetje dhe çështje që janë në interes të qytetarëve vitias dhe më pas shqyrtuan dhe votuan me shumicë votash të gjitha pikat e paraparë të rendit të ditës. Përndryshe gjatë kësaj mbledhje u votuan këto pika:

Procesverbalin nga mbledhja e 8-të e Komitetit për Politikë dhe Financa.

EkoHigjiena

Raporti për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi në Komunën e Vitisë për vitin 2025.

Propozimi për planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2026.

Propozimin për planin e punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026.

Propozimin për planin Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat e rajonit, përfshirë edhe Komunën e Vitisë, sipas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.