DYLON

U mbajt ligjëratë për vetëdijesimin kundër kancerit të qafës së mitrës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në kuadër të Javës së Kancerit të Qafës së Mitrës, grupi i edukimit shëndetësor të QKMF-së së Vitisë në bashkëpunim me Drejtorin e Shëndetësisë ka mbajtur sot një ligjëratë kundër kancerit te qafës se mitrës me edukatoret e çerdhes se fëmijëve “Gezimi Yne”,ku përpos edukatoreve pjesëmarrëse ishin edhe administrata e çerdhes si dhe disa prindër te fëmijëve.

Dr. Vjollca Kadolli- Halili, koordinatore e edukimit shëndetësor ne QKMF-Viti ka folur rreth qëllimit të kësaj ligjërate duke theksuar se kjo është bërë me qëllim të sensibilizimit të femrave rreth kësaj sëmundje.

EkoHigjiena

“Këtë aktivitet e kemi filluar që të sensibilizojmë femrat nga rreziku kancerit te qafës se mitrës dhe mundësit e zvogëlimit të paraqitjes së tij. Fakti se nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë dhe të eviton rrezikun nga ky lloj kanceri” u shpreh Dr. Kadolli

Përndryshe kjo javë shënohet nga 25-31 Janar me aktivitete të ndryshme e një nga to është sensibilizimin i opinionit publik lidhur me këtë sëmundje. /2L ONLINE/