Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur një ligjëratë me studentët për dezinformatat dhe verifikimin e fakteve.
Ligjërata është mbajtur në kuadër të projektit “’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i verifikimit të fakteve dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë”, që financohet nga Bashkimi Evropian, CFI dhe implemetohet nga Internews Kosova.
Në ligjëratën, ku të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, pati interesim sidomos rreth ndikimit të madh të dezinformatave që përhapën lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kryesisht qasen të rinjtë.
Njëherësh gjatë ligjëratës u potencua nevoja sa më e madhe e edukimit medial për të parandaluar shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve pa fakte të verifikuara. /2LONLINE/