DYLON

U mbajt konferenca: “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik në Kosovë”

U mbajt konferenca: “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik në Kosovë”
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Caritas-in Zviceran mbajti konferencën Kombëtare “ Integrimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar në Kosovë në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik”.

Këtë konferencë e hapi Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla i cili në një fjalë rasti u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që dhanë kontributin dhe gatishmërinë për të përkrahur Republikën e Kosovës në proceset e rëndësishme shtetërore që ndërlidhen me kthimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.

EkoHigjiena

Ministri Sveçla theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, si pjesë e reformave shtetërore dhe në përputhje me agjendën Evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave, ka krijuar kornizën ligjore dhe institucionale për ripranimin e shtetasve tanë me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu ministri Sveçla duke falënderuar shtetin Zviceran për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës u zotua se ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tej për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe znj. Katarina Stocker, Drejtoreshë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë si dhe z. Gerhard Schaumberger, Drejtor i “Caritas”-it Zviceran në Kosovë.

Duhet të theksohet se projekti “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik-SUREP” është projekt në fushën e migracionit i cili u mundëson riintegrim në shoqërinë kosovare, personave dhe familjarëve të tyre të riatdhesuar nga vendet e Evropës Perëndimore, dhe ka për qëllim riintegrimin psiko-social dhe ekonomik të personave të riatdhesuar.

Projekti SUREP financohet nga Caritas-i Zviceran, Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe 7 komuna të Kosovës: Fushë Kosovë, Istog, Lipjan, Pejë Prishtinë Prizren dhe Vushtrri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.