U mbajt këshilli i drejtorëve
/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, që është mbajtur sot, janë diskutuar pika të rëndësishme të rendit të ditës si : pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-dhjetor 2015, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për leje mjedisore komunale si dhe propozim vendimi për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelave në zonat kadastrale në Viti dhe Sadovinë të Jerlive, të cilat prona janë të menaxhuara na AKP.
Gjatë kësaj mbledhja që është kryesuar nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, me theks të veçantë është diskutuar rreth pasqyrave financiare të buxhetit komunal. Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar këtë pasqyrë financiare ndër tjerash ka folur për ekzekutimin e buxhetit komunal për vitin 2015.
“ Ekzekutimi i buxhetit komunal për vitin 2015 është i mirë, ku kemi shpenzuar 98.9%. Kjo konsiderohet një shpenzim shumë solid në kuptimin e buxhetit të miratuar nga niveli qendror si dhe nga Kuvendi Komunal”. U shpreh Rama.
Ai ndër tjerash ka bërë të ditur se nga 10.313.368,30€ janë shpenzuar gjatë vitit 2015 gjithsej 10.205.712,38€ duke përmendur edhe shpenzimin e buxhetit në kuptimin e përgjithshëm ku bëri me dije se në kategoritë ekonomike si paga dhe shtesa janë shpenzuar 100,00% të buxhetit, Mallra dhe Shërbime 97,50%, Komunali 99,97%, subvencione 86,81% dhe kapitale 97.30%.
Ai ndër tjerash ka folur edhe për inkasimin e të hyrave vetanake, shpenzimin e buxhetit komunal për të gjitha njësitë buxhetore konkretisht edhe nëpër drejtoritë e ndryshme. Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, gjatë këtij takimi ju bëri thirrje drejtorëve që të punojnë në vazhdimësi në rritjen e inkasimit të të hyrave por edhe të lobojnë për rëndësinë e këtyre të hyrave në interes të përgjithshëm të komunës së Vitisë.
Ndërkaq Fatbardha Emini, Drejtoresh e Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi ka prezantuar propozim vendimin për vendimi për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelave në zonat kadastrale në Viti dhe Sadovinë të Jerlive, të cilat prona janë të menaxhuara na AKP. “Shpallje me interes të veçantë të këtyre zonave të cilat ende janë të menaxhuara nga AKP-ja. Po ashtu në një pjesë të këtyre pronave në jemi në negociata për kthimin e tyre komunës. Ndërkaq Kryetari i Komunës në vazhdimësi e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel qendror pasi janë në një interes të përgjithshëm të komunës të ju kthehen komunës.” U shpreh Drejtoresha Emini.
Ndërkaq gjatë këtij takimi Ajet Sallahu, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka prezantuar propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për leje mjedisore komunale. Ndërkaq këto pika pritet të shkojnë për procedim të më tutjeshëm në organet e Kuvendit Komunal të Vitisë./2L ONLINE/
