(2LONLINE) – Në lokalet e SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë u mbajtën garat nga lënda e matematikës në nivel komunal.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Agim Shkodra, në këtë garë morën pjesë nxënësit e klasës së nëntë të shkollave të komunës së Kamenicës.28 nxënës ishin pjesëmarrës që konkurruan për vendet e para.
Suksesi i tyre ishte relativisht i mirë, tha Shkodra.
Komunën e Kamenicës në garat republikane do ta përfaqësojnë: vendi i parë dhe i dytë si edhe 6 nxënës të gjimnazit “Ismail Qemali”. Nxënësit e klasave të nënta që zunë vendet e para janë:
1. Shpend Jahiri, SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
2. Krenare Kastrati, SHFMU ,,Avni Rrustemi’’ Karaçevë e Epërme;