DYLON

U mbajt festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Manifestimi Shumëkulturor „Flaka e Janarit 2014“, i cili mbahet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë në janarët e kuq të lirisë, ka vazhduar me të vegjlit, me Koncertin e Muzikës për Fëmijë të titulluar „Xixat e Flakës”, në të cilin kanë interpretuar dhjeta këngëtarë të vegjël, në koncertin e realizuar nga „Lyra“, të mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Udhëheqës artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi e udhëheqëse e korit Albina Jakupi, kurse moderatorja Anila Aliu ka prezantuar pesëmbëdhjetë solistët pjesëmarrës në koncert, i cili ka nisur me një këngë kushtuar martirëve të lirisë, të kënduar  nga Elona Sadiku, e interpretuar „live“ për të vazhduar më pas me këngëtarët e tjerë të vegjël: Ibadete Arifi – „Rrjedh në këngë e ligjërime“, Enes dhe Rinas Hajdari – „të këndojmë së bashku“, Lior Hajdari – „këngë për gjyshin“, Ines Bucolli – „Për babin tim“, Alina Shehu – „Treni“, Arlind Lamaxhema – „Shkruaj për Kosovën“, Egla Qerimi – „Gjyshi“, Olsa dhe Olti Ajeti – „Bendi i jonë“, Eriola Salihu – „1 qershori“, Triola Jakupi „Rita Ora dhe unë“, Arba dhe Blin Bicurri – „100 vjet pavarësi“, Olti Shaqiri – „Bred Piti“, Elda Bunjaku, Vjollca Osmani dhe Era Mustafa – „Super star“ dhe Ejona Gjinolli dhe Albina Jakupi – „Xhamadani vija vija“.

EkoHigjiena

Ky koncert është pëlqyer shumë nga të vegjlit dhe i ka dhënë hijeshi manifestimit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.