DYLON

U mbajt edicioni i gjashtë i Panairit “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot Panairi i gjashtë me radhë “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, i cili këtë vit pati karakter regjional. Përveç fermerëve nga komuna e Vitisë, pjesëmarrës ishin edhe ata nga komunat tjera si: Gjilani, Ferizaj, Lipjani, Kaçaniku,Hani Elezit, Shtërpca, Kllokoti dhe komuna e Shtimes.

Pjesëmarrësit vlerësuan organizimin dhe zgjerimin e këtij eventi përtej kufijve komunal, duke thënë se kjo fuqizon fermerët dhe prodhuesit vendor për afirmimin e prodhimeve të tyre. Komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siq janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perim-kultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore, u tha në hapje të këtij panairi.

EkoHigjiena

Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke shpallur të hapur edicionin e gjashtë të këtij panairi, tha se Vitia është shndërruar në një qendër të promovimit të produkteve vendore, pasi që i takon të jetë e tillë me qenë se është rajoni më bujqësor që edhe njihet si hambar i Anamoravës për prodhimin e shumë kulturave bujqësore.

“Potencialet dhe resurset bujqësore, për qeverinë komunale dhe për mua si kryetar kanë prioritet të veçantë. Ne gjithashtu I kemi dhënë rëndësi edhe promovimeve dhe organizimit të panaireve duke bërë organizime gjithnjë e më të mëdha, duke zgjeruar kapacitetet e organizimit me shtimin e pjesëmarrjes sa më të madhe të prodhuesve. Sivjet kemi ndërruar terminin e organizmit të panairit, për nderë të mërgatës së respektuar. Prandaj, këto prodhues, ky rrumbullakim i zingjirit prodhim përpunim, dëshirojmë të shërbej edhe për mërgatën tonë, me të cilët edhe sot do të kemi një tryezë me bizneset për investitorët nga diaspora”, ka thënë Haliti.

Në hapje të panairit foli edhe Vezir Jonuzi, zv.ministër për Bujqësi, dhe Zhvillim Rural, i cili në fjalën e tij theksoi se Qeveria e Kosovës tash më ka vënë në fokus për ti dhënë prioritet të lartë sektorit të bujqësisë dhe për këtë vit, ka planifikuar një buxhet prej 46 milion eurove.

“Bujqësia një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, padyshim se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit vitin e kaluar, juve si fermerë dhe prodhues e kultivues të produkteve bujqësore, u janë hapur rrugët në BE. Për këtë, ne duhet të punojmë që të kemi prodhime kualitative e cilësore, që të jemi konkurrues serioz në tregjet e jashtme”, ka thënë Jonuzi.

Qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tona tradicionale, si dhe fuqizimi I fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës. Panairi “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale” u organizua nga Komuna e Vitisë, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Vitia” dhe Organizata Iniciativa për Komunitet në Kosovë (IKC).

Panairi këtë vit u mbështet edhe projekti zviceran Aftësitë për Punësim Rural, implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation. Organizimi i këtij panairi u bë edhe në kuadër të aktiviteteve që po bëhen me rastin e Ditëve të Diasporës që po zhvillohen dje dhe sot në Viti. /2L ONLINE/