DYLON

U mbajt Dita e Shëndetësisë Austriako-Kosovare 2015

Avatar photo Redaksia

Me vendosjen e shëndetësisë si një nga prioritetet kryesore të saja, Qeveria, përkatësisht MSH angazhohet në zbatimin e reformës përmbajtësore dhe gjithë-përfshirëse në sektorin e shëndetësisë bazuar në Strategjinë sektoriale shëndetësore 2015-2020 dhe moton e Bashkësisë Europiane në sektorin e shëndetësisë “Politikat shëndetësore – në të gjitha politikat”.

Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani në Ditën e Shëndetësisë Austriako-Kosovare 2015, që u shënua sot në mjediset e Universitetit për Biznes dhe Teknologji me temën: “Reformimi i Shëndetësisë drejt standardeve evropiane”.

EkoHigjiena

Ky takim i organizuar nga Shoqata Austriako-Kosovare kishte mbledhur në mjediset e këtij universiteti politikë-bërës nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga institucionet shëndetësore, organizata ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shëndetësisë nga Austria e Kosova me qëllim që të diskutojnë për sfidat e sotme të sistemit shëndetësor në Kosovë, si edukimin shëndetësor, kujdesin ndaj nënës e femijës, preventivën shëndetësore dhe procesin e reformës shëndetësore.

Në takim ndërkaq, ka marr pjesë edhe Erhard Busek, kryetar nderi i Forumit të njohur “Alpbach” i cili ka shërbyer si Koordinator i BE-së për Paktin e Stabilitetit dhe, këshilltar i Iniciativës Ekonomikë në Kosovë që nga viti 2008.

Ministri Rrahmani tha se MSH sot gjendet në një fazë të rëndësishme të zbatimit të reformës së sistemit shëndetësor, e cila reformë synim kryesor ka sigurimin e qasjes universale në shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët dhe banorët e vendit si dhe eliminimin e pabarazive gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore. “Kjo do të arrihet me funksionalizimin më të mirë të sistemit shëndetësor, ngritjen e efikasitetit të institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet, përmirësimin e infrastrukturës së hapësirave dhe mjeteve të funksionimit, funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore si dhe zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale në kuptim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies së strukturave menaxheriale”, tha ai.

Më pas Ministri ka elaboruar aspekte që lidhen me themelimi dhe funksionalizimi i Fondit Publik të Sigurimeve Shëndetësore; Implementimi dhe Funksionalizimi i plotë të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH); Funksionalizimin e plotë i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe çështje të tjera me interes për reformën në shëndetësi.

Nga an e tij. Z. Erhard Busek, ka vlerësuar se intervenime të nevojshme duhet bërë në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore, në preventivën shëndetësore, edukimin shëndetësor dhe fusha të tjera të shëndetësisë, duke theksuar se takimi si ku i Ditës së Shëndetësisë Austriako-Kosovare vendos kornizat e një bashkëpunimi akademik, që për qëllim ka krijimin e një partneriteti, këmbimin e përvojave me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve, edukimit shëndetësor dhe menaxhimit shëndetësor.

Në këtë takim, përfaqësues të tjera nga MSH-j dhe nga Shoqata Austriako-Kosovare, , A-IHCN (Austrian Integrated Health Care Network), etj. Kanë prezantuar aspekte të ndryshme të sfidave të sotme të shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.