DYLON

U mbajt diskutimi publik për propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ka mbajtur sot një diskutim publik me qytetarë ku të pranishmit pos që janë njoftuar me ndryshimet në propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba ata kanë pasur mundësinë të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë rregullore.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se rregullorja aktuale për taksa, ngarkesa dhe gjoba do të pësoj disa ndryshime të paketa.

“Sipas të gjitha gjasave ajo që do të jetë risi në këtë rregullore do të jetë pezullimi i taksave për biznese por megjithatë konfrom ligjit, kryetari i komunës së Vitisë ka vendosur jo vetëm të bëjë pezullimin e taksave për bizneset por që të gjithë atyre që kanë borxhe ndaj komunës të bartura nga viti në vit do të ju drejtohemi Kuvendit që të bëhet falja e këtyre borxheve ndaj bizneseve vitiase”, u shpreh Aliu.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo falja e këtyre borxheve dhe fillimi i ndërtimit të një data bazë të mirëfilltë dhe më pas ndoshta ngarkimi i bizneseve me taksë do ta zë më të përgatitur komunën por kjo sipas tij do të ndikoj edhe për të mirë të bizneset që përfitojnë nga ky vendim. Aliu tha se sa i për këtë taksave komuna po shikon gjithmonë që taksat të jenë të arsyeshme që të mos dëmtohen qytetarët e saj.
Përndryshe në këtë diskutim publik kanë marrë pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Isak Sadiku, Drejtor i Administratës si dhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe të tjerë të cilët ju janë përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me këtë propozim rregullore. /2L ONLINE/