U mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e fshatit Binçë
Në fshatin Binçë të Vitisë është mbajtur sot diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2027. Me këtë rast përfaqësuesit komunal në krye me zv.kryetarin e komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Milihate Ajeti dhe të tjerë kanë prezantuar para banorëve draft buxhetin për vitin 2027.
Po ashtu gjatë këtij takimi banorët e këtij fshati të komunitetit serb dhe shqiptar kanë parashtruar kërkesat e tyre për investime. Ndonëse prioritet për banorët ishte rregullimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit edhe rregullimin e rrugës për të varrezat ortodokse ata kërkuan që të bëhen edhe këto investime:
– Bashkëpunimin me policinë e Kosovës lidhur me zhurmën dhe rrezikun që po kanosët nga mjetet motorike
– Zbatimin e rekomandimeve të dhënë nga Komuniteti për Komunitete
– Rifunksonalizimi i ngrohjes qendrore të shkollës
– Vendosja e tabelave informuese për ndalimin e hedhjes së mbeturinave afër Manastirit
– Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit “Morava e Binçës” .
Përndryshe komuna e Vitisë do të mbaj nesër takimin me grupin e grave në fillim me ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal-Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. /2LONLINE/
