DYLON

U mbajt diskutimi publik në fshatin Vërban

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama kanë vizituar fshatin Vërban të Vitisë ku kanë diskutuar me banorët e këtij fshati lidhur me procesin e planifikimit të kornizës buxhetore 2015-2015 në veçanti për listën e investimeve kapitale . Mandej ata ju kanë bërë thirrje që të paguajnë tatimin në pronë pasi mjetet e mbledhura nga ky lloj i tatimit ju kthen prapë qytetarëve .

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të interesuar që të bëjnë një shpërndarje të drejtë të buxhetit e për ta bërë këtë ai tha se ata kanë vendosur që ti mbajnë diskutime publike nëpër fshatrat e kësaj komune.

EkoHigjiena

“Jemi të interesuar që buxhetin për investime kapitale ta shpërndajmë në mënyrë të drejtë në ato lokalitete ku ka më pak investime me qëllim që dora e qeverisë komunale të shtrihet në të gjitha lokalitetet “ u shpreh Aliu.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama tha se shkalla e pagesës së tatimit në pronë nga fshati Vërban është 42,2% duke ju bërë thirrje që të rritet vedijësimi për kryerjen e obligimeve ndaj komunës. Drejtori Rama tha se gjatë vitit 2014 në Vërban është bërë renovimi i shkollës, shtrimi i rrugës fushore si dhe fillimi i fazës së parë të ujësjellësit.

Ndërkaq për vitin 2015-2017 ai tha se Qeveria Komunale ka paraparë përfundimin e fazës së dytë të ujësjellësit, asfaltimin e disa rrugëve, rrethojat e shkollës si dhe ndonjë rrugë fushore. Gjatë këtij takimi është hapur edhe diskutimi publik me banorët e këtij lokaliteti ku ata parashtruan nevojat dhe kërkesat e tyre disa nga ta potencuan se prioritetet e paraparë për investime në këtë lokalitet janë të qëlluara duke theksuar se për ta është shumë e rëndësishme projekti i ujësjellësit, kanalizimit, asfaltimi i rrugëve në lagjet, si dhe një trotuar për sigurinë e nxënësve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.