DYLON

U mbajt diskutimi publik në fshatin Budrikë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në fshatin Budrikë të Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e kornizës buxhetore 2015-2017. Në këtë takim para Budrikasëve kanë folur zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama lidhur me buxhetin komunal konkretisht listën për investime kapitale të cilën e kanë paraparë Institucionet Komunale për vitet në vijim e sidomos për investimet të cilat parashihen të bëhen në fshatin Budrikë.

Aliu tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë të përkushtuar që të investojnë në të gjitha lokalitetet e kësaj komune por potencoi se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm karshi kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. “ Kërkesat tuaja për investimet janë të arsyeshme dhe legjitime por duhet të jemi të sinqertë se buxheti për investime kapitale është jo i mjaftueshëm nëse e marrim parasysh se janë vetëm mbi 2 milion euro për të gjitha fshatrat e Komunës sonë” u shpreh Aliu.

EkoHigjiena

Ai megjithatë tha se Qeveria Komunale e Vitisë do të punoj ngushtë me të gjithë me qëllim që të thithen sa më shumë donacione. Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama potencoi se në buxhetin e sivjetmë që është paraparë nga udhëheqësi e kaluar nuk kishte paraparë asnjë investim për fshatin Budrikë duke potencuar se për vitet në vijim qeverisja e tanishme ka paraparë një varg investimesh.

“Në listën për investime kapitale të vitit 2014 nuk është paraparë që të ndodhë asnjë investim në fshatin Budrikë , por ne kemi paraparë që në vitet 2015-2017 të bëhen këto investime: Asfaltimi i rrugës nga vendi i quajtur Qeshmja deri të Ura e Remnikut, projekti i ujësjellësit, një pjesë të trotuarit si dhe ndriçimin publik” u shpreh Rama.

Ndonëse ky takim ishte paraparë të mbahet ditë me parë me kërkesë të banorëve të këtij lokaliteti ajo ishte shtyrë për ditën e djeshme. Gjatë këtij takimi është hapur edhe diskutimi publik ku banorët e Budrikës kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.