DYLON

U mbajt diskutim publik për rregulloren e Qendrës Rinore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti, është mbajtur sot diskutimi publik me nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, lidhur me Draft rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Rinore në Viti.

Në këtë diskutim ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pir, i cili ka theksuar rëndësinë që ka kjo rregullore, ndërkohë që ka njoftuar me procedurat që duhet ndjekur deri në arritjen finale të aprovimit në Kuvend. Ndërkaq zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka thënë se kjo rregullore është një dokument shumë i rëndësishëm që tregon fushë veprimtarinë e Qendrës Rinore.

EkoHigjiena

“Kabineti i kryetarit Haliti është i përkushtuar që Brenda mundësive të krijojë hapësira për një funksionim sa më të mirë, por edhe të organizojë jetën rinore në komunën e Vitisë”, ka thënë Aliu. Nxënësit e pranishëm në këtë diskutim u njohën me draft rregulloren përmes prezantimit që e bëri zyrtari për Rini e Sport Emrush Azemi, kurse nxënësit më pas dhanë edhe propozimet dhe sugjerime të cilat do të inkorporohen në këtë rregullore, para se të hyjë në procedurat për miratim. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.