DYLON

U mbajt diskutim publik për buxhetin me Grupin e Grave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit për 2016-2018, një takim është mbajtur edhe me grupin e grave të komunës së Vitisë. Hasan Aliu zv.kyetar i komunës, duke cilësuar buxhetin dhe përpilimin e tij si një nga punët shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme për komunën, ka thënë se tani kur është faza e dëgjimeve publike, po merren kërkesat nga qytetarët dhe grupet e ndryshme për nevojat që paraqiten e pastaj të vazhdohet me procedimin e aprovimit në kuvend.

Ndërsa Ibrahim Rama drejtor për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, njoftoi grupin e grave për procesin e hartimit të buxhetit dhe me shifrat e parapara për investime.

EkoHigjiena

Në pjesën e diskutimeve nga të pranishmit, Xhylsime Qamili kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Vitisë përmendi disa nga prioritetet që janë përcaktuar nga ky grup siç është hartimi I strategjisë së punës për barazinë gjinore, ndërtimin e një çerdhe të fëmijëve, pasi që institucioni aktual nuk po plotëson nevojat dhe Vitia ka nevojë të madhe ta ketë edhe një çerdhe.

Mandej u përmend si prioritet trajnimi profesional në fushën e shëndetësisë, për përkrahje psikologjike e sidomos nëpër shkolla, ndërtimi I një Qendre mendore, mbështetje për Shoqatën e Femrave “Legjenda” etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.