DYLON

U mbajt diskutim publik lidhur projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë

U mbajt diskutim publik lidhur projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Kuvendi Komunal dhe Zyra për Informim Publik, në Viti është mbajtur sot diskutimi publik rreth projekt planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2022.

Në bazë të një vendimi të Kuvendit Komunal, plani I punës së Kuvendit Komunal ka qenë i hapur për shqyrtim publik nga 1 shtatori e deri më sot.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët kanë pasur mundësinë që të dorëzojnë komentet dhe sugjerimet në zyrat e sekretarisë së Kuvendit, apo edhe në formë elektronike.

Një propozim që ka arritur ne e-mail adresë, sipas sekretarisë së Kuvendit, është propozimi nga Organizata EULOVA ne Viti, e cila kërkon qe ne planin e punës te futen edhe tri pika të reja që nuk ishin paraparë në plan, gjë që për këtë mbetet të vendoset kur plani të propozohen në kuvend për miratim.

Megjithëse njoftimi për mbajtjen e këtij diskutimi publik ishte bërë brenda afateve ligjore, pjesëmarrja e qytetarëve nuk ishte edhe aq e kënaqshme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.