U mbajt dëgjimi buxhetor me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare
Sot, në Sallën e Kuvendit në Shkollën e Muzikës, në Gjilan, u mbajt dëgjimi buxhetor me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, në kuadër të planifikimit të Buxhetit Komunal 2027–2029.
Takimi u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, znj. Krenare Latifi Kqiku, me pjesëmarrjen e Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Kushtrim Zeqiri, dhe Drejtorit për Buxhet dhe Financa, z. Avdyl Kastrati.
“Gjatë takimit dëgjuam kërkesat, propozimet dhe prioritetet e shoqërisë civile dhe OJQ-ve. Kontributi i tyre është i rëndësishëm për një planifikim buxhetor gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/
