U mbajt dëgjimi buxhetor me gratë për Projektbuxhetin e vitit 2027 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitet 2028–2029
Me përkrahjen e OSBE-së, në Gjilan është mbajtur dëgjimi buxhetor me gratë për Projektbuxhetin e vitit 2027 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitet 2028–2029.
Në takim morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi-Kqiku; Drejtoresha e Kadastrit, Eljesa Rashiti; Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Avdyl Kastrati dhe të tjerë.
Pjesë e dëgjimit ishin gjithashtu përfaqësuese të organizatave të grave dhe të shoqërisë civile, gra afariste, profesioniste, punëtore, fermere dhe përfaqësuese të komuniteteve.
Gjatë diskutimit u paraqitën kërkesat, nevojat dhe propozimet e pjesëmarrëseve, me qëllim që prioritetet e grave të përfshihen në planifikimin dhe shpërndarjen e drejtë të buxhetit komunal.
“Falënderojmë OSBE-në për përkrahjen në organizimin e këtij dëgjimi publik, si dhe të gjitha pjesëmarrëset për kontributin, diskutimin konstruktiv dhe propozimet e tyre. Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, gjithëpërfshirjes dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/
