DYLON

U mbajt debati publik i Rregullores mbi Transparencën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar debatin publik lidhur me Rregulloren mbi Transparencën .Në këtë debat kanë marrë pjesë anëtarët e komisionit për hartimin e rregullores , qytetar, nxënës, përfaqësues te administratës komunale si dhe përfaqësues te zyrës dhe qytetar te komunitetit serb.

OJQ-ja NOPM është e angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje. Ky debat ka pasur për qëllim diskutimin dhe propozimet për hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kjo Rregullore ka për qëllim ta forcoje Transparencën e organeve komunale gjatë kryerjes së autorizimeve dhe përgjegjësit publike duke përfshirë lehtësimin e qasjes së publikut ne dokumentet zyrtare të komunës. “ Sot po e shpalosi para jush rregulloren qe bashku me anëtarët e komisionit e kemi hartuar , ne jemi munduar qe te bëjmë harmonizimin e Rregullores me ligjet dhe urdhëresat administrative qe janë ne fuqi dhe kërkojmë nga ju qe te jeni pjesëmarrës aktiv ne diskutime lidhur me ndryshimin dhe amandamentimin e Rregullores” ka thënë Canaj

Qytetarët Ramadan Ajvazi dhe Qazim Jashari , kanë kërkuar nga organizatoret qe krerët komunal , kryetari , kryesuesi dhe këshilltarët komunal te jene te pranishëm ne debatet publike me qellim qe te rritet niveli i debatit .Gjate debatit te pranishmit kane bere sugjerime dhe propozime te reja për draftet e rregullores komunale për transparence dhe plani te veprimit. Gjate diskutimeve janë propozuar si sugjerime takime me te shpeshta me media, shoqërinë civile, futjen e formularëve për qasje ne dokumente zyrtare, ofrimin e formularëve për qasje ne dokumente zyrtare, rritjen e dëgjimeve buxhetore, përdormini e metodave tjera për pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje, shfrytëzimin e mediave sociale dhe përgatitjen e planeve te punës për kuvendin komunal, komitetet e përhershme dhe komitete konsultative.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Network of Peace Movement (NOPM). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.