DYLON

U mbajt debat për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Qendra për Menaxhimin e Konflikteve “Partners Kosova”, në kuadër të projektit: “Angazhimi publik i të rinjve përmes Paqes dhe pajtimit, kundër Jo tolerancës dhe Radikalizmit, të përkrahur nga Ambasada amerikane në Kosovë, ka mbajtur sot në Viti debatin me temën: “Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm”.

Duke folur rreth qëllimit të këtij projekti, Shukrije Gashi drejtoresh e Qendrës për menaxhimin e konflikteve, ka thënë se ky projekt që është mbështetur nga ambasada amerikane është rëndësisë së veçantë dhe është objektiv i Institucioneve të vendit. Ndërkohë më pas ka përmendur aktivitetet e Qendrës “Partners Kosova”.

EkoHigjiena

Në emër të Institucioneve komunale ka folur zv. kryetar i komunës së Vitisë Hasan Aliu i cili mes tjerash ka theksuar se problem I radikalizmit dhe ekstremizmit nuk është vetëm kërcënim global por edhe local dhe për këtë duhet të përcaktohen faktorët që qojnë në parandalimin e saj.

Për zbatimin e projektit, ka folur Selvije Rashani menaxhere e projektit, e cila ka njoftuar se në kuadër të projektit do të zhvillohen trajnime gjatë muajit maj, ndërkohë që parashihen të mbahen edhe debate nëpër komuna për të përfunduar me një konferencë të përbashkët ku edhe do të jepen konkluzionet përfundimtare.

Në debat kanë folur edhe Husamedin Hoxha nga bashkësia islame, Agron Metolli nga Drejtoria kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, zv. Komandanti I stacionit të policisë në Viti toger Fatos Latifi dhe drejtori I Arsimit Qahil Sinani. Në pjesën e dytë të debatit, të pranishmit,parashtruan pyetje rreth masave që parashihen të ndërmerren për parandalimin e këtij fenomeni. /2L ONLINE/