DYLON

U mbajt ceremonia e pranimit-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete taktike të tipit ASV

U mbajt ceremonia e pranimit-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete taktike të tipit ASV
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së mbajtën sot ceremoninë e organizuar për pranim-dorëzimin e donacionit të SHBA-së me automjete taktike, të blinduara, të tipit ASV. 

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe autoritete të larta ushtarake dhe  civile vendore e  ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve, Presidentja Vjosa Osmani, theksoi se këto automjete të sapo pranuara janë dëshmi se FSK po zhvillohet dita-ditës në një forcë bashkëkohore, e aftë që t’i shërbejë vendit dhe të sigurojë paqen e qëndrueshme, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“Sot është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngaqë partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ua dhurojnë forcave tona të armatosura 55 automjete ushtarake në vlerë të madhe, të cilat do t’i ndihmojnë forcat tona të forcojnë më kapacitetet e veta dhe ta thellojnë edhe më tej ndërveprimin e ushtrisë sonë në ushtritë aleate” tha Presidentja Osmani.

Gjithashtu, edhe Kryeministri Albin Kurti, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitetet operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndër-veprueshme me NATO-n dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë”, tha Kryeministri Kurti.

Ministria e Mbrojtjes bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me SHBA-në është në proces të realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.