DYLON

U mbaj mbledhja e VI-të e KPF-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, ku janë shqyrtuar disa pika me rendësi. Për këtë mbledhje ishte paraparë që të debatohet për shqyrtimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore të komunës së Vitisë për vitin 2016-2018, për planin e veprimit për mbrojtje nga zjarri në komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale.

Anëtarët e këtij komiteti, kanë propozuar edhe pika të tjera për seancën e radhës së Kuvendit komunal, ndër to u do të jetë edhe një Informatë rreth punës së kryetarit të komunës dhe organeve komunale për periudhën Janar-Qershor 2015. Pika të tjera që do të diskutohen në Kuvendin e ardhshëm do të jenë edhe propozim rregullorja për mënyrën e organizimit të korrje shirjeve në komunën e Vitisë, Informatë mbi ndarjen e bursave të studentëve dhe një informatë në lidhje me vendosjen e ormanëve elektrik nga ana e KEDS-it në shtyllat elektrike. Seanca e VI-të e Kuvendit Komunal të Vitisë, u caktua që të mbahet më 30 qershor, respektivisht të martën e javës së ardhshme./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.