DYLON

U lansua fushata “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”

U lansua fushata “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, në bashkëpunim me Departamentin Koordinues të Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), kanë bërë të hënën lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.

Përkitazi me fushatën, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, solemnisht bëri hapjen e kësaj fushate, duke bërë apel te ngasësit e automjeteve që nga data 15 dhjetor 2018, të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.

Përmes kësaj fushate, Ministria e Infrastrukturës synon vetëdijesimin e qytetarëve të cilët janë pjesëmarrës në trafik gjatë sezonës së dimrit, të jenë të përgatitur dhe t’u kushtohet kujdes i veçantë pajisjeve dimërore, në mënyrë që siguria në rrugë të jetë në nivelin e duhur dhe të eliminohen pengesat të cilat e vështirësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, si formë informimi, Ministria e Infrastrukturës do të përdorë shpërndarjen e fletushkave, prej të cilave qytetarët do të mund të informohen më detajisht rreth përgatitjeve dimërore.

Me moton “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, Ministria e Infrastrukturës, në partneritet me institucionet e tjera relevante në ruajtjen e sigurisë në rrugë, përmes materialeve informuese, pretendon të ofrojë mbështetje dhe të kooperojë në vazhdimësi me ngasësit e automjeteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.