DYLON

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në praninë e kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve, sot u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin garues, 2025/26, njofton FFK.

Fillimisht, Bellopoja në emër të presidentit të FFK-së u uroi suksese klubeve pjesëmarrëse, duke shprehur besimin se ndeshjet do të zhvillohen në frymë të “fair-play”-it dhe do të ofrojnë lojë interesante dhe cilësore për tifozët.

EkoHigjiena

Në short u tërhoqën këto çifte:Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini.

Ndeshjet e para zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.