DYLON

U hodh shorti për Evropianët U17 dhe U19 për vajza, UEFA ia beson organizimin Kosovës 

U hodh shorti për Evropianët U17 dhe U19 për vajza, UEFA ia beson organizimin Kosovës 
Avatar photo Redaksia

Në selinë e UEFA-s sot është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, e ku FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi, njofton FFK

Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.

EkoHigjiena

Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.

Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022,  njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.