DYLON

U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, veçojmë çiftet: Drita-Llapi dhe Gjilani – Liria

U hodh shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, veçojmë çiftet: Drita-Llapi dhe Gjilani – Liria
Avatar photo Redaksia

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ky rreth i garave do të sjellë ndeshje tejet interesante. Mbrojtësja e këtij trofeu, Prishtina do të ballafaqohet me Ballkanin, kurse kampionia në fuqi e Superligës, Drita do të ketë përballë finalistin e vitit të kaluar, Llapin.

EkoHigjiena

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt, 2026.

Çiftet e 1/8 së finales

Drita – Llapi

Gjilani – Liria

Prishtina – Ballkani

Feronikeli 74 – Dinamo

Drenica – Ferizaj

Dukagjini – Prishtina e Re

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça 89 – Malisheva

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.