U hap ekspozita në nderim të artistit Shqiprim Hyseni (foto)

/2L ONLINE/ – Në Galerinë e Arteve në Viti, është hapur ekspozita e fotografisë “1+24”, e para e organizuar si e tillë në komunën e Vitisë, e cila njëherit është mbështetur nga kryetari i komunës së Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e kësaj komune.

Me fotografitë e tyre, në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 25 artistë të artit fotografik nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe Gjermania, e që në mesin e fotografive të ekspozuara edhe dy të artistit tashmë të ndjerë Shqipërim Hyseni, të cilit edhe iu dedikua kjo ekspozitë.

Në hapjen e ekspozitës, drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti Kaltrina Sylejmani, ka thënë se Shqiprim Hyseni është protagonist kryesor i kësaj ekspozite për të cilën është organizuar i gjithë ky eveniment.

Ajo ka falënderuar edhe kuratorin e ekspozitës prof.Fahredin Spahia iniciativa e së cilit ishte për këtë organizim dhe është mbështetur menjëherë nga institucionet komunale.

Ndërkaq kuratori i ekspozitës Fahredin Spahija, duke përmendur qëllimin e organizmit në nderim të Shqipërimit, tha se jemi mbledhur sonte këtu për ta nderuar emrin dhe personalitetin e tij të jashtëzakonshëm prej njeriut të urtë dhe shumë njerëzor, për ta nderuar talentin e tij të padiskutueshëm.

Ai me këtë rast ka evakuuar kujtimet nga momenti i kontakteve të para.

“Pimi e krijonte një fotografi me ndjeshmëri të hollë dhe parandjenja se fotografia ishte arti që ai do ti përkushtohej. Pimi edhe pse ndërroi jetë në moshë shumë të re, la pas vetes një numër të konsiderueshëm artistikë të cilat si familja ashtu edhe ne kolegët, duhet ti marrim në përkujdesje dhe në kohëra pak sa më të volitshme kulturore ti përmbledhim ato në një botim të veçantë”, tha Spahija.

Ai me këtë rast në mesin e 24 fotografive të autorëve të tjerë të ekspozitës së sotme veçoi 2 nga fotografitë më të arritura të koleksionit të trashëguara nga Shqiprimi, të cilat më së shumti do të rrëfejnë për talentin e madh që posedonte ai në fushën artistike. /2L ONLINE/






KOMENTE