DYLON

U diskutuan tema të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike

U diskutuan tema të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti,  përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët rajonal, për të diskutuar rreth realizimit të objektivave dhe planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim përveç tjerash u diskutuan tema mjaftë të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, me theks të veçantë “siguria në trafikun rrugor”, masat AntiCovid”, “integriteti policor”, “siguria në shkolla” , “informatat intelegjente”, të gjitha këto që ndikojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe ruajtjen e shëndetit publik.

EkoHigjiena

Porosia e këtij takimi ishte, vazhdimi i angazhimit dhe përkushtimit të mëtejmë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale nga të gjitha nivelet, duke ngritur përgjegjësinë në menaxhim dhe mbikëqyrje, me qëllim të një shërbimi sa më efikas karshi qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës duhet të vazhdojë ta ketë ndër prioritetet bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet relevante, bashkëpunim ky i cili rezulton drejtë persë drejti në ngritjen e mëtejme të imazhit dhe besueshmërisë në polici.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.