U diskutuan masat për përdorimin racional dhe të sigurt të antibiotikëve, monitorimin e përshkrimit të tyre…
Në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”në Gjilan, është mbajtur takimi i Ekipit të Kujdestarisë së Antibiotikëve (KA), në kuadër të zbatimit të Procedurës Standarde Operative (PSO) për Menaxhimin dhe Kontrollin e Përdorimit të Antibiotikëve në në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH).
Gjatë takimit u diskutuan masat për përdorimin racional dhe të sigurt të antibiotikëve, monitorimin e përshkrimit të tyre, parandalimin e rezistencës antimikrobike, si dhe përgjegjësitë dhe aktivitetet e ekipit për zbatimin e vazhdueshëm të këtyre masave. /2LONLINE/
